Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybës, i cili akuzoi se në emër ‘’të ushtrisë është tentuar të përfitohen miliona’’.
Ajo i ka kërkuar Zybës faktet, “publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt”, i kërkon Bajrami, Zybës.
Bajrami është shprehur e ashpër ndaj Zybës duke i thënë “korrupsioni juaj nuk mbulohet me shpifje ndaj nesh”.
“Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjeshtra e trillime duke u çjerrë ”po përfitoni milionaaa” kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, shprehet Bajrami.
Ndryshe, deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka reaguar ndaj deputetëve të LDK-së që kritikuan një deklaratë të ministrit Sveçla.
Ai i është drejtuar deputetes Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili e Berat Rukiqi.
Zyba u ka thënë se ata nuk kanë mundur ta helmojnë ushtrinë duke i përfituar milionat nga kompanitë e afërta me ta.