Deputeti i VV-së, Alban Bajrami ka thënë se nuk përmbajtja e videos së shumë komentuar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk dallon nga mesazhi që kjo parti kishte në zgjedhjet e fundit.
Bajrami në Politiko, ka thënë që video është punë e partisë, e jo e qeverisë, transmeton Gazeta10.
“Me siguri dikush nga sekretariati prej medie e ka përgatitë. Përmbajtja nuk është diçka që dallon nga mesazhi që e kemi pasë në zgjedhje. Ne mendojmë se e keqja e këtij vendi janë partitë opozitare që janë tani”, ka thënë ai./Gazeta10