Gazeta10

Balkan Barometer 2022: Kosovarët optimist por duan të largohen, Institucioni i Avokatit të Popullit më i pëlqyeshmi

Në raportin e fundit të matjes së opinonit publik në Ballkan, i njohur si “Balkan Barometer 2022” nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal (RCC), jepen shumë detaje për mendimet e qytetarëve në shtetet e këtij rajoni, raporton Gazeta10.

Sa i përket Kosovës, qytetarët thuhet se kanë një rritje të besimit ndaj institucioneve qëndrore, e në veçanti me Institucionin e Avokatit të Popullit si ndër më të besuarit në vend me 44% të pëlqyshmërisë. Avokat i Popullit në Kosovë është Naim Qelaj.

Besimi në drejtësi vazhdon të jetë jo i kënaqshëm, ndërsa kosovarët vazhdojnë të prijnë në Ballkan sa i përket dëshirës së tyre për tu larguar nga Kosova drejt vendeve perëndimore me 59% megjithëse janë optimist për të ardhmen. Kurse e kundërta është Maqedonia e Veriut me 63% që nuk e shohin si opsion largimin. 

Tek bashkëpunimi rajonal, kosovarët në dy vitet e fundit janë më pak optimist për përfitimet dhe duket se qëndrimi i qeverisë Kurti kundër Ballkanit të Hapur ka ndikuar edhe në disponimin e tyre në vetëm 38% nga 76% sa ka qenë në vitin 2020.

Kosova është dukshëm vendi i parë që është përdorues i rregullt i shërbimeve e mjeteve tjera online, ndërsa janë të kënaqur edhe me infrastrukrurën rrugore. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë