
Bankat në Kosovë po e mbyllin vitin me një fitim rekord.
Bankat kanë arritur të fitojnë 147.2 milionë euro deri në muajin nëntor të këtij viti
Sipas “Sistemit Financiar mujorë- nëntor 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm në 11 mujorin e parë të këtij viti, bankat kanë arritur t’i inkasojnë 394.9 milionë euro, prej të cilave 294.3 milionë euro janë inkasuar në emër të interesit, raporton Gazeta10.
Bankat fitimet kanë arritur t’i trashin falë kredive, ku pjesa më e madhe e të hyrave del të jetë nga interesi.
Deri në muajin nëntor janë lëshuar 4 miliardë e 886 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 13.4 për qind.
Norma mesatare e interesit është raportuar të ketë qenë 6.4 për qind.
Kosovarët mirë kanë qëndruar edhe me kursimet.
Deri në muajin nëntor në bankat kosovare janë depozituar 5 miliard e 882 milionë euro, që përbën një rritje prej 10.7 për qind. /GAZETA10/