Gazeta10

BE kundër përdorimit të inteligjencës artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kundër përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës.

Duke folur në Kongresin e 15-të të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, von der Leyen foli rreth planeve të Bashkimit Evropian (BE) për të rregulluar sistemet e inteligjencës artificiale.

Ajo tha se aktualisht, 25 për qind e kompanive evropiane po planifikojnë të përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe disa nga këto mjete mund të përdoren për shkarkime të automatizuara nga puna.

“Çdo algoritëm është projektuar nga një programues dhe ky person ka një sfond, ky person ka paragjykime. Pra, asnjë nga algoritmet nuk është pa paragjykime,” tha von der Leyen, raporton AA.

Ajo shtoi se për këtë arsye, “ne duhet të jemi shumë, shumë të qartë”.

“Askush nuk duhet të pushohet nga puna për shkak të një algoritmi. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi nevojë për rregulla”, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se Komisioni i BE-së po vëzhgon zhvillimet dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rregulluar përdorimin e algoritmeve në menaxhimin e burimeve njerëzore. /Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën