Binznesmeni i njohur nga diapsora Isak Neziri, do të jetë kandidat për deputet të Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot në Munchen të Gjermanisë e ka prezantuar Nezirin si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta10.
Neziri përmes një statusi në Facebook ka thënë se do të jetë privilegj për të që t’i shërbejë vendit.
“I nderuar që kryeministri i ardhshëm i Kosovës më prezantoi si kandidat për deputet. Do të jetë nder dhe privilegj për mua t’i shërbej vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja. Bashkë me mërgatën, e bëjmë Kosovën më të mirë.
#PDK #MaMirë”, ka shkruar Neziri.
Kujtojmë se Neziri është një nga afaristët më të suksesshëm kosovarë në diasporë, ku tani ka të punësuar qindra punëtorë.
Ai gjithashtu buznesin e tij e ka shtrirë edhe në Kosovë. /GAZETA10/