Lajme

Bekë Berisha: Kurti ka kuptuar që nuk ka asgjë në dorë, është në panikë dhe ndihet i frikësuar

Gazeta10
28 Shtator 2024 - 19:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ku thotë se pas shumë skandaleve në qeverisje, Kurti tani është në panikë dhe ndihet i frikësuar. Si pasojë e këtyre thotë Kurti e ka kuptuar se tani më nuk ka asgjë në dorë.

“Kurti është në panikë, skandalet e shumta në çdo sektor qeverisës dhe plot skandale të tjera që do të shperthejne kanë bërë që Kurti të kuptoj se nuk ka asgjë në dorë , është në panikë dhe shumë i frikësuar”, tha Berisha për GazetaBlic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.