
Komentatori politik, Blerim Gashi në “Politiko” komentoi çështjen e formimit të qeverisë dhe institucioneve nga mandatari i dytë, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Gashi tha vota e diasporës nuk do të jetë problem dhe se nuk beson që në Kosovë ka pronar të postës pasi që është publike, dhe nuk ka ronar të postae private që janë të afërt me qarqet e ndryshme të partive politike në Kosovë, atje.
Ai komentoi gjithashtu edhe pyetjen e Kushtrim Sadikut, i cili e pyeti se kujt i shkojnë për shtati zgjedhjet.
Gashi tha se vetëm Lëvizjes Vetëvendosje i shkojnë për shtati zgjedhjet, pasi që ata vet po i marrin 400mijë vota, ndërsa partitë tjera së bashku nuk po munden t’i marrin gjithë ato vota.
“Këto vitet e fundit për shtati zgjedhjet po i shkojnë për shtati atij që po fiton gjithë, së paku këto 4-5 vitet e fundit kurdo qoftë që i mban zgjedhjet, ai zotnia që ia ke qitë edhe një dost tash politik, ai vet po i merr 400mijë vota. Këta tjerët bashkë nuk po i marrin 400mijë vota e ai vet po i merr. Vetvetiu tregon që për shtati, a i mbajte në qershor, a në maj, i shkon Vetëvendosjes,” shtoi tutje Gashi./Gazeta10
Deklarta e plotë e Gashit: