Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bulliqi viziton një fermer që ka mbjellur 26 hektarë luledielli: Rendimentet këtë vit janë të begata

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 11:03

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar një fermer që mbjellë luledielli, i cili po ashtu mbjellë edhe grurë.

“Vizitë te fermeri Korab Sejdiu. Krahas të mbjellave me grurë, familja Sejdiu ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli.  Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën”, shkroi Bulliqi në Facebook.

“Jemi të lumtur që rendimentet këtë vit janë të begata!”, tha tutje ai.

Me vizita të tilla, shkruan Bulliqi, “do të vazhdojmë edhe te fermerët tjerë”.

“Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerë të vyer do të jetë e vazhdueshme!”, shkroi Bulliqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.