Lajme

Deklarohet babai i Artan Hajrizit: Fatoni ia ka vjedhë pasaportën vëllait të tij

Gazeta10
18 Korrik 2024 - 12:01

Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë por është në Gjermani.

Aii ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht në një deklaratë për Nacionalen.

Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.

“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”

Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të).” – tha ai.

Ai është pyetur edhe nëse ka qenë në dijeni se me kë ishte në veturë Faton Hajrizi, ku ai u përgjigj:

“Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.