Deputetja e VV-së Arjeta Fejza ka thënë se qeverisja dyvjeçare e këtij subjekti politik i është përgjigjur situatave jo të lehta.
Fejza e ka quajturin datë 14 shkurt, fitore dhe sukses e qytetarëve të Kosovës.
Deputetja shtoi se edhe ballafaqimi me pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike ishin ndërë sfidat e mëdha të kësaj qeverie, shkruan Gazeta10.
“Kemi parë që në themel kemi një ndryshim radikal të mendësisë qeverisëse. Jemi duke parë që vendi paska mundësi të qeveriset nga një qeveri që nuk korruptohet, nga ministra që s’kanë afera korruptive por kanë për qëllim të punojnë punë konkrete në të mirë të qytetarëve. E kemi rritur performance dukshem në arenën diplomatike dhe ndërkombëtar. Ka pasur luftim t ekorrupsionit dhe reformism te institucioneve”, tha Fejza në Politiko./Gazeta10