Në një lidhje të drejtpërdrejtë në debatin Politiko, deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka folur tutje për intervistën e Gabriel Escobar, për disa modele apo vizione të reja për Asociacionin, raporton Gazeta10.
‘Mendoj që kemi qenë të qartë dhe të prerë vazhdimisht sa i përketë qasjes së Asociacionit sepse po flasim për një Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Rep. të Kosovës, ndërkohë në po këtë deklarata të zotri Escobar gjithashtu dëgjuam që janë folur për modele apo vizione të ndryshme se si do të mund të zbatohej një Asociacion brena Kosovës dhe ju e dini që kjo është edhe dicka e diskutuar në të kaluarën se do të mund të flitet për Asociacion të formave të ndryshme por jo për një me kompetenca ekzekutive të atillë sic e ka kërkuar Serbia.”, tha Hyseni./Gazeta10.