Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu – Hyseni ka reaguar lidhur me një shprehej që sot ka përdorur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa ka folur për aspiratat e Kosovës për integrim në NATO dhe BE.
Ambasadori Hovenier ka thënë se nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, atëherë mos urinoni para derës së tij.
Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan e ka habitur deputeten e Vetëvendosjes.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 Arbëreshë Kryeziu – Hyseni ka thënë se nuk e priste të dëgjonte një deklaratë të tillë nga ambasadori amerikan, raporton Gazeta10.
“Kjo deklaratë nuk ka qenë fare diplomatike. Ka qenë një deklaratë qe nuk e prisja nga amsabadori amerikan, jo kur i qasmi temave serioze dhe kur flasim për një gjuhë të pagdhendur, nuk e di si ta marrim serioze atë deklaratë dhe të shqetësohemi për të”, ka thënë ajo. /Gazeta10/