Gazeta prestigjioze vieneze “Der Standard” i ka kushtuar një artikull politikës gjermane në Ballkanin Perëndimor në dritën e marrëveshjeve ditë e më të theksuara të bashkëpunimit ekonomik gjerman me Serbinë.
Qasja gjermane, sipas autorit Adelheid Wolfik në artikullin e Der Standard, vlerësohet të jetë “akomoduese” ndaj Serbisë dhe presionuese ndaj Kosovë.
Megjithatë për presionin ndaj Kosovës, autori shkruan se vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa Gjermania “thjesht po i përcjell ata”.
“Megjithatë, politika e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor formulohet gjithashtu në Kancelarinë, për shembull nga Jens Plötner, këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme të kancelarit Olaf Scholz (SPD). Kursi gjerman synon qartazi akomodimin e Serbisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa Kosova, për shembull, po vihet nën presion nga diplomatët gjermanë. Kjo politikë diktohet kryesisht nga administrata amerikane dhe Gjermania thjesht po e ndjek atë”, thuhet në artikull.