Lajme

Detaje të reja nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë, i arrestuar një shtetas i Shqipërisë

Gazeta10
27 Shtator 2024 - 18:34

Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.

Në një konferencë për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjashtë të tjerëve.

““Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha. Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami. Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela. Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”, tha togeri Astrit Jasiqi.

Jasiqi tha se hetimet reth rastit kanë zgjatur më shumë se dy muaj.

Tutje, ai shtoi se destinimi i marihuanës ka qenë tregu ndërkombëtar dhe se vlera e substancave narkotike është mbi 5 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.