
Gazetarja shqiptare në SHBA, Vicky Baftiri ka folur për intervistën me Dua Lipën, e cila u bë virale në rrjetet sociale.
Në një lidhje direkte në emisionin “Dita e re” në Kanal10, Baftiri ka thënë se ideja ishte që t’i flas në gjuhën shqipe, pasi të dyja ishim shqiptare.
Ajo ka thënë se Dua Lipa nuk e kishte ditur se ishte shqiptare dhe se i kishte bërë një surprizë.
“Kisha një emision special në CBS News edhe producentja e saj na dërgoi një email, unë nuk e kisha parë, por kolegët e mi më treguan se ka shkruajtur se duan ta bëjnë një intervistë me ne në Chikago. Dhe pastaj ideja ka qenë që t’i flas në gjuhën shqipe dhe producentja e saj pranoi dhe e bëmë”, ka thënë Baftiri. /Gazeta10/
Për më shumë ndiqeni intervistën: