Komuna e Skenderajt ka shpenzuar hiq me pak se 5 mijë e 850 euro për blerjen e një aparati fotografik.
Komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratë me një operator ekonomik për blerjen e një aparati fotografik dhe një objektivi për nevojat e zyrës për informim në këtë komunë.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Fadil Nura do të shpenzojë plotë 5 mijë e 850 euro për blerjen e këtij aparati, raporton Gazeta 10.
Për këtë tender kanë ofertuar nëntë kompani, derisa tenderin e ka fituar operatori “që ka ofruar çmimin 5 850 euro.
Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderi, komuna ka kërkuar që aparati të jetë digjital, i cili shërben për fotografi dhe për video.
“24.2MP Full-Frame CMOS Sensor * 4K60 10-Bit Internal Video, C-Log 3
* External 6K ProRes RAW Recording * Dual Pixel CMOS AF lI – Montimi i lenteve: RF
Rezolucioni i sensorit: Aktual: 25.6 Megapiksel
Efektive: 24,2 megapiksel (6000 × 4000)
Lloji i sensorit: 35,9 × 23,9 mm (Full Frame) CMOS”, bëhet e ditur në dosjen e tenderit.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate kishte qenë 7 mijë e 500 euro, derisa tenderin e fitoi kompania me çmimin me të ulët. /Gazeta 10/