Gazeta10

Drejtori i Media 10: Do jemi filteri i të vërtetës për çdo qytetar edhe në veri të Mitrovicës

Kanal 10 ka nisur transmetimet direkte në sezonin e ri televiziv, sezon që pritet të jetë bombastik sa i përket zhvillimeve politike.

Zhvillimet në veri  dhe zgjedhjet nacionale pritet që ta dimenanizojnë skenën me fillim shtatori.

Kanal 10 nga 2 shtatori do të këtë prezencë të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, nëpërmjet një zyre atje, ku do të punojnë ekipet që do të raportojnë për zhvillimet në komunat veriore.

Drejtori i përgjithshëm i Media 10 Arben Ahmeti, ka thënë se kjo zyre do t’u shërbejë qytetarëve të veriut.

“Do të jemi adresë e secilit qytetar nga cilado padrejtësi dhe cilido shqetësim që kanë. Demokracia dhe mirëqenia nuk bëhen pa media. Veriu nuk ka nevojë për retorikë politike. Ka nevojë për demokraci, siguri dhe zhvillim”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka shtuar se Kanal10 do të jetë filteri i të vërtetës për çdo qytetar edhe në veri të Mitrovicës

Ahmeti ka theksuar se si media e gazetarëve, synojnë që kjo zyre të jetë në shërbim të opinionbërësve, gazetarëve, intelektualëve, dhe secilit qytetar serbë e shqiptarë. /GAZETA10/

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj