Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria Kurti është duke shkatërruar themelet e shtetit demokratik të Kosovës.
Selmanaj ka përmendur disa nga shkeljet e kësaj qeverie duke përfshirë përgjimin e gazetarëve, sulmet ndaj organeve të drejtësisë, e lënia e ushtrisë pa bukë.
Postimi i tij:
Albin Kurti dhe koalicioni qeverisës, po i shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik.
– Përgjojnë paligjshëm gazetarë;
– Detyrojnë Institucionet e Pavarura, pas tre muajsh t’i ndryshojnë dhe falsifikojnë raportet e tyre;
– Sulmojnë Gjykatën Kushtetuese;
– Sulmojnë organet e pavarura të sistemit të drejtësisë;
– Mbi 2 vite e lënë vendin pa Kryeprokuror;
– Udhëheqin institucionet me metoda parapolitike;
– Ikin si të ligë nga seancat e Kuvendit, nga frika e ballafaqimit me opozitën;
– Në vend të bashkëpunimit me opozitën shqiptare, bashkëpunojnë me “zemljakët” dhe “bratet” e tyre;
– Vjedhin paturpësisht në ujë, miellë, krip dhe vaj;
– Vjedhin në energjinë elektrike;
– Vjedhin në librat e fëmijëve tanë;
– Vjedhin dhe abuzojnë me 2123 kontrata sekrete;
– E lënë Ushtrinë e Kosovës pa ushqimin e nevojshëm!.
Fundi politikë i Albin Kurtit dhe logjikës së tillë qeverisëse, është shërbimi më i madh kombëtarë që mund t’i bëhet vendit!