Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga kryetari Alban Hyseni ka rekomanduar për kontratë një Operator Ekonomik për tenderin “Furnizim me uniforma për nxënës të klasëve te X’ta (dhjeta) të shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit”.
Furnizimi me këto uniofroma Komunës do t’i kushtojë 52 416 euro.
Në këtë tender, kjo Komunë, ka injoruar edhe ofertën më të lira për afro 2 500 euro, shkruan Gazeta10.
Komuna po akuzohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) apo siç njihet ndryshe Gjykata e Tenderëve, se ka diskriminuar një ofertues tjetër.
Sipas kompanisë ankuese që ka deponuar ankesë në OSHP, Komuna e Gjilanit ka vendos që të shpërblejë me këtë tenderë kompaninë pak më të shtrenjtë.
Sipas ankesës, Komuna e Gjilanit ka shpërblyer kompaninë që kishte ofruar çmimin prej 52 416 mijë euro, përderisa oferta e kompanisë ankuese ishte ajo në vlerë prej 49 980 eurove.
Ndërkaq sipas ankesës në dosjen e tenderit kriter ka qenë oferta me përgjegjshme me çmimin më të ulët.
Sipas operatorit që është ankuar, kjo Komunë nuk ka bërë në mënyrë të drejte vlerësimin e tenderëve.
Sipas operatorit ekonomik Komuna ka eliminuar ata nga ky tender me arsyetimin e cilësisë së dobët të materialit që kanë ofruar, pretendim ky që sipas tyre nuk është i qëndrueshëm pasi që kriter ka qenë çmimi më i lirë i ofertuar dhe jo oferta ekonomikisht më e favorshme.
Ndërkaq, në ankesë janë renditur edhe disa nga nenet që pretendohet se ka shkelur Komuna e Gjilanit. /GAZETA10/