Kronika e Zeze

E goditi motoçiklistin në Gjakovë, raportohet për arrestimin e zëvendësministrit të Qeverisë

Gazeta10
09 Tetor 2024 - 9:16

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në mes të një veture dhe një motoçiklete, raporton Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili ka pranuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pash Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, ka potencuar ai për Sinjalin.

Ndërkaq, në media po raportohet se i përfshirë në këtë aksident ka qenë Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Sipas raportimeve, Tafarshiku ka qenë duke vozitur veturën e cila e ka goditur motoçikletën, me ç’rast është arrestuar nga Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.