Lajme

“E kam çiken në komë, e që 4 vite kjo Qeveri ma ka ndërpre ushqimin e saj” – Qytetari nga Peja

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 10:20

Ibish Gashi nga komuna e Pejës ka adresuar një problem me të cilin po ballafaqohet tash e 4 muaj për furnizim me ushqim për vajzën e tij që e ka në koma tash e 19 vite.

Gashi ka telefonuar në emisioni “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, ku ka treguar në detaje se si po shpenzon para të majme për të blerë ushqimin e quajtur Frozebin për vajzën e tij që e ka në koma.

“Unë e kam një problem tash e 4 vite, e kam një çikë në gjendje kome qe 19 vite edhe përpara ma kanë pru Frozobinen – qumështin për çikë. Tash kjo Qeveria kur ka ardh ma ka ndërprerë. 500 euro me kushton në muaj, vetëm me mbajt gjallë”, është shprehur Gashi

Ai tutje ka njoftuar se ku furnizohej përpara me këtë medikament.

“Ata përpra ma kanë pru në QKMF në Pejë, në çdo 6 muaj ma kanë pru, tash po thonë s’ka. Qe 4 vjet unë shpenzojë nga 6 mijë euro në vit. Po e blejë nëpër barnatore”, ka thënë Gashi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.