Gjatë orëve të para të mëngjesit, një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në Prizren.
Rasti për Gazeta10 u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tashmë të ndjerit, në rrugën “Hysen Kraja” në Prizren.
“Sot me datë 01.10.2024, rreth orës 06:00 policia ka marr informate se ne rrugën e “Hysen Kraja” Prizren, dyshohet se nje person ka kryer vetvrasje. Policia me te gjitha njësit përgjegjëse menjëher I është përgjigjur rastit, në vend ngjarje janë informuar se në mëngjes familjarët e kane gjet të varur familjarin tyre, viktimën mashkull A.B. 50 vjeç, të varur në shtëpinë e tij”, tha Bytyqi.
Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa nga policia hapet rast “Hetim i vdekjes”, shtoi ai.