Lajme

E pritshme, shkak fushata zgjedhore/ Hoxha flet për operacionin policor për mbylljen e strukturave paralele në veri

Gazeta10
15 Janar 2025 - 18:15

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka kritika institucionet për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit, duke thënë se janë veprime të pritura për shkak të fushatës. 

Ai në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka thënë se edhe ditët në vazhdim pritet që të ketë veprime të ngjashme pasi, sipas tij, janë veprime të cilat mund të shfrytëzohen lehtësisht për fushatë zgjedhore.

“Në këtë kontekst, po e quaj si veprime të pritura për shkak të fushatës parazgjedhore, pra ka qenë e pritur dhe besoj edhe gjatë ditëve të ardhshme do të kemi veprime të ngjashme sepse janë veprime të cilat mund të shfrytëzohen lehtësisht për fushatë zgjedhore. Natyrshëm që mbyllja e strukturave ilegale do të duhej të ishte ligjore kushtetuese sepse Kosova ka pranuar një dialog me Serbinë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.