Kronika e Zeze

E rëndë: Ky është 21 vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë

Gazeta10
07 Nëntor 2024 - 9:27

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik e jo rrallë herë përfundojnë edhe me fatalitet.

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Sinjali ka mësuar se 21-vjeçari që humbi jetën te rrethrrotullimi që po ndërtohet afër Pestovës është Meti Istrefi i cili pas plagëve të marra u nda nga jeta.

Siç njofton policia – viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital rreth orës 00:40 të datës së sotme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.