Lajme

Edi Rama flet për largimin nga politika: Mendoj ta lë këtë punë, do jem shumë i lumtur

Gazeta10
09 Nëntor 2024 - 11:57

Kryeminstri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur se e mendon të heqë dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”.

Kryeministri shtoi gjithashtu se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.

“Sa herë mendoj unë ‘ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”, ka thënë Rama.

“Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, ka thënë tutje Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.