Në emisioni “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë adresuar ankesat e tyre ku kanë shprehur hallet e tyre me të cilat përballën në përditshmëri.
Gjatë ditës së djeshme disa qytetarë janë ankuar për kushtët e vështira të shkollës “Zenel Hajdini” , ndërsa sot gazetarja Arianita Hoti ka vizituar shkollën për të parë kushtët e kësaj shkolle.
Gjatë kohës kur ekipi i Kanal10 është munduar të marr pamje nga ky vend nuk është lejuar që të marr pamje. Për këtë ekipi i Kanal10 ka kontaktuar më drejtoreshën e shkollës “Zenel Hajdini”, Myrvete Tahiri ku ka folur për kushtet e kësaj shkolle të cilët janë ankuar disa nga prindërit e nxënësve.
Tahiri ka treguar se gjendje e tualeteve nuk është në atë gjendej të cilën po e ankohen prindërit e nxënësve, poashtu ajo ka treguar se kanë munges të ujit që disa ditë mirëpo shpreson që të përmirsohet shumë shpejt.
“Gjendja e tualeteve nuk është edhe aq e keqe sic është raportu nga prindërit apo është raportuar mirëpo para disa ditëve kemi pas mungesë me ujë dhe per këtë gjendje ka qenë jo edhe aq e mirë, por që dy ditë ka ardhu uji dhe tashmë gjithcka është në rregull”, ka thënë Tahiri.
Ekipi i Kanal10 ani edhe pse ka biseduar me drejtoreshën e kësaj shkolle prap nuk është lejuar që të marr pamje nga vendi dhe nuk është lejuar që të futet brenda, miëpo në një lidhje telefonike me drejtoreshën e Arsimit Jehona Lushtaku, ka treguar për krejt këtë si dhe është shprehur se këto tri vitet e fundit kjo shkollë nuk i plotëson kushtet dhe pritet zhvendosjen e saj.
“Po jam në një takim për momentin e cila flitet për shkollën “Zenel Hajdini’ në Prishtinë, ku kjo shkolë tashmë e tri vite nuk i plotëson kushtet dhe pritet që së shpejti të zhvendoset”, ka thënë tutje Lushtaku.
Menjëherë pas përfundmit të telefonatës me drejtoreshën ekipit i Kanal10 ka marr pamje nga gjenda e tualeteve.