Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Emërohet shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

Gazeta10
13 Qershor 2023 - 19:08

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Giovanni Pietro Barbano shef të ri të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Barbano është gjeneral major në karabinierët Italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.

Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Vendimi për emërim është marrë nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri (KPS).

Barbano është pasardhës i Lars-Gunnar Wigemarkun. /KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.