Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emisari gjerman për rajonin sot vjen për vizitë zyrtare në Kosovë

Gazeta10
29 Gusht 2024 - 7:44

Emisari special i Qeverisë Gjermane, Manuel Sarrazin, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajmin dje e ka konfirmuar ambasada gjermane në Prishtinë përmes një njoftimi për media.

Emisari gjerman do të japë edhe një deklaratë për media para nisjes.

“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, z. Sarrazin do të japë një deklaratë për shtyp para nisjes”, thuhet në njoftim.

Sarrazin do t’iu drejtohet mediave me një deklaratë pas takimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.