Lajme

Erdogan viziton javën e ardhshme Shqipërinë dhe Serbinë

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 16:28

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë dhe Serbinë. Sipas burimeve të Dosja.al vizitat do të jenë në datat 10-11.

Vizita e parë e presidentit Erdogan do të jetë në Tiranë, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Ende nuk ka detaje të axhendës së presidentit turk për vizitën zyrtare në Tiranë apo takimet që do të kryejë.

Vizita e fundit e Erdogan në vendin ka qenë në janar të vitit 2022.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.