Organizuar nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun, është mbajtur forumi ekonomik në Mynih të Gjermanisë me afaristë të suksesshëm nga mërgata.
Eugen Nezir nga fondit investiv gjerman BKI, ka thënë se Kosova është vend me potencial të mirë për investime.
“Mundësitë janë të mëdha për investime në Kosovë, sidomos për shqiptarët që kanë ardhur prej Kosovës në Gjermani, ata kanë një lehtësim në krahasim më zotëri Kraus që kanë njohuri për vendin”, ka thënë Neziri.
Tutje ai ka treguar arsyet se pse Kosova është vend me potencial të mirë për investime.
“Një kombinim i njohurisë dhe kapitalit është i mirë për Kosovën, për edhe ata që vijnë me investuar sepse Kosova si vend ekonomik është i ri dhe investimi është më i kapshëm por edhe më i frytshëm dhe fitimi mund të jetë më i madh”, ka thënë Neziri. /GAZETA10/