E gjithë bota po vazhdon të përballet me sfidat e mëdha që paraqesin lajmet e rreme, derisa shtrirja dhe ndikimi i mediave sociale po vazhdon me të madhe.
Nga kjo dukuri është e prekur edhe Kosova.
Avokati Fitim Klinaku Në EMISIONIN “Dita e re” në Kanal10, ka thënë se është shqetësuese për mbarë shoqerinë niveli i lajmeve të rrejshme.
Sipas tij “Fake News” po i mundin edhe mediumet serioze.
“Ky diferencim është bërë si rezultat i asaj që quajmë klik, për me marrë klika më shumë edhe si rezultat i klikit dhe për përfitime ekonomike ka ardh ky diferencim i lajmeve të rreme”, ka thënë Klinaku.
Ai ka përmendur edhe dënimet me të cilat mund të marrin personat të cilat shëprndajnë lajme të rreme, të cilat sipas tij, janë të përcaktuara me ligjet e Kosovës. /Gazeta10/
Për më shumë detaje ndiqeni videon