Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në mërgatë, Bekim Ahmetaj ka qenë i ftuar në forumin ekonomik të organizuar në Mynih nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ahmetaj fillimisht ka falënderuar përfaqësuesin e BKI, Karl Heinz Kraus për investime në Kosovë.
“Faleminderit së pari që keni marrë guximin dhe keni investuar në Kosovë, këtë e vlerësojë shumë, por nuk duhet të harrojmë as Gjermaninë se pse të gjithë jemi rritur këtu me bizneset tona në Bavari dhe Baden- Wurttemerg. Faleminderit edhe njëherë”, ka thënë Ahmetaj.
Tutje, ai ka thënë se biznesmenët shqiptar kanë kontribuar në rritjen e potencialit investiv në Kosovë, duke krijuar ura lidhëse me ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Pjesa dërmuese e bizneseve kosovaren në Gjermani, secili në mënyrën e vet ka kontribu dhe ka kriju ura ldihëse nëpërmjet Kosovës dhe Gjermanisë apo anasjelltas”, është shprehur Ahmetaj. /GAZETA10/