Gazeta10

FBK paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

Pas dhunës së manifestuar nga tifozët në ndeshjen finale të Supekrupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim do ta shqyrtojë mundësin e mbylljes totale të palestrave për tifozët.

“Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkërendim me autoritetet e vendit, do t’i shqyrtojë ditëve në vijim të gjitha masat dhe kufizimet potenciale të cilat do të vendosen që nga xhiroja e parë e edicionit të ri, përfshirë ndalimin e plotë të publikut në palestra për një periudhë të caktuar, moslejimin e tifozerive të organizuara në ndeshje të basketbollit, ndalimin e stërpopullimit të tribunave dhe terrenit, imponimin e identifikimit të shikuesve dhe masave shtesë të sigurisë për ta, si dhe të gjitha veprimet tjera të cilat garantojnë mbarëvajtje të garave të basketbollit dhe sigurinë e të gjithë akterëve të tyre.”, thuhet fillimisht në komunikatën e FBK-së, përcjellë KosovaPress.

“Dhuna dhe urrejtja e shfaqur nga një numër shikuesish të ndeshjeve të basketbollit janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe autoritetet e vendit. Aktet e dhunës dhe huliganizmi që akterët e ndeshjes i përjetuan brenda dhe jashtë palestrës nuk mund të tejkalohen apo injorohen nga Federata e Basketbollit, apo nga klubet e basketbollit në emër të së cilave këta individë të papërgjegjshëm veprojnë, apo edhe nga autoritet e rendit, të cilat mbrëmë e patën shumë të vështirë e në momente edhe të pamundshme që ta kontrollojnë turmën brenda dhe jashtë palestrës.”, thuhet tutje në reagimin e FBK-së.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri