Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Fëmijët e moshës 14 dhe 15-vjeç i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar, policia jep detaje

Gazeta10
02 Shkurt 2025 - 8:05

Tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.

Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare. lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë”.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, tha Elezaj.

Tutje, ai tha në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me të cilin aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.