Lajme

Fillon dëshminë dëshmitari 91 në Hagë: Pretendon se u keqtrajtua nga ushtarët e UÇK-së

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 12:16

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar dëshminë dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04669 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Në vitin 1999 dëshmitari 04669 është arrestuar na disa pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një kompleks të UÇK-së. Atje, dëshmitari 04669 është keqtrajtuar, është marrë në pyetje dhe është mbajtur në kushte çnjerëzore. Ai, gjithashtu ka parë me sytë e vet keqtrajtimin e një viktime vrasjeje dhe ka dëgjuar rrahjet e disa personave të tjerë të mbajtur të ndaluar bashkë me atë”, tha prokurori, duke kërkuar më pas seancë private për pyetjet e radhës.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, një orë janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, ndërsa mesatarisht rreth dy orë për ekipet mbrojtëse. /BetimiPërDrejtësi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.