Florient Neziri është emri më i ri shqiptar që po shkëlqen në sportet luftarake.
Neziri triumfoi të shtunën e 18 nëntorit në turneun “Ring of Fire” që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.
Kikboksieri i talentuar në Mynih triumfoi bindshëm ndaj kundërshtarit të tij gjerman, Martin Gentgen.
Pas fitores, Neziri për Kanal10 deklaroi se dha maksimumin e tij në këtë ballafaqim dhe këtë fitore ia dedikon familjes dhe shoqërisë.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë. Unë dhashë maksimumin në këtë ballafaqim dhe në fund arriti fitoren. Raundi i parë ishte paksa më i vështirë, por më pas dominova në të dy raundet e tjera. Në këtë përballje më ndihmuan shumë edhe këshillat nga trajneri im. Këtë fitore padyshim që ja dedikoj familjes sime e poashtu edhe shoqërisë që më ka përkrahur gjatë këtij rrugëtimi”, tha Neziri pas meçit.
Florient Neziri është pjesë e klubit “Figt Power Academy” me trajnerin Agron Kurtishi. Neziri padyshim që pritet të ketë një të ardhme të ndritur në sportet luftarake.