Lajme

Franca thotë se “ka nevojë urgjente për progres drejt normalizimit mes Kosovës e Serbisë”

Gazeta10
30 Tetor 2024 - 23:01

Misioni i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka nevojë urgjente për të bërë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në llogarinë zyrtare të misionit francez po ashtu thuhet ekziston edhe nevoja për ulje të tensioneve mes të dyja vendeve.

“Normalizimi i marrëdhënieve është një garanci e stabilitetit rajonal dhe një kusht thelbësor për perspektivën evropiane që kanë zgjedhur të dyja vendet”, thuhet në reagim.

Kosova këtë herë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo pati përplasje me homologun e saj serb, Marko Gjuriq, të cilin e akuzoi se po shoqërohet me terroristin Millan Radoiçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.