Lajme

Furnizimi me rrymë, Gërvalla: Erdhi pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 11:13

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas lajmit se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Gjatë së premtes, në Zubin Potok pati një shpërthim të fuqishëm, ku kanali kryesor i Ibër Lepencit u dëmtua rëndë.

Mirëpo pas një pune të palodhshme, ky problem u rregullua pjesërisht.

Lidhur me këtë, Gërvalla shton se kjo u bë falë angazhimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të vendit.

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve tona, është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.