Zgjedhjet 2025

Gashi e Bekteshi takim me banorët e Grabocit dhe Shipitullës- Morëm mbështetje për ndryshimin që i duhet Kosovës!

Gazeta10
23 Janar 2025 - 21:19

Kandidati për deputet nga LDK, Xhafer Gashi, së bashku me kandidaten Linda Bekteshi kanë zhvilluar takim takim me banorët e Grabocit dhe Shipitullës.

Gashi tha se gjatë këtyre takimeve, morën mbështetje të njëzëshme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.

Postimi i plotë:

Takim me banorët e Grabocit dhe Shipitullës

Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam takime me banorët e Grabocit dhe Shipitullës, në familjet Mjekiqi.

Gjatë këtyre takimeve, morëm mbështetje të njëzëshme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.

Falënderoj familjet Mjekiqi për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin.

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e nëndegës së Shipitullës, z. Ibush Mjekiqi, dhe kryetarin e nëndegës së Grabocit, z. Vesad Mjekiqi, si dhe për strukturat e nëndegës për punën, angazhimin dhe entuziazmin e tyre të pashoq.
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.