Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se të gjitha proceset e Kosovës janë të ndërlidhura.
Ai në Politiko, për herë të parë tregoi që atyre iu është thënë se nëse Kurti takohet para pushimeve të verës me Vuçiqin, do të ipet një datë për liberalizimin e vizave të Kosovës, raporton Gazeta10.
“Neve na është thënë para pushimeve të verës se nëse Kryeministri Kurti takohet me Vuciqin, para pushimeve verore, në muajin tetor do të jetë në rend dite liberalizimi i vizave, dhe do të ipet një datë, nuk po citoj njerëz, burime, por dëshiroj të tregoj që këto janë të ndërlidhura”, ka dek;aruara ai./Gazeta10