10 LIVE

Gazetari Vitija: E pritshme dorëheqja e Ministrit Latifi

Gazeta10
06 Tetor 2022 - 20:35

Gazetari Bujar Vitija, ka thënë se dorëheqja e Rifat Latifit nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, ka qenë e pritshme, por e befasishme që ka ndodhur këto ditë.

Vitija në Politiko, më tej ka deklaruar se dorëheqja e tij ka të bëjë me kritikat e shumta dhe presioni ndaj tij muajëve të fundit, raporton Gazeta10.

“Na erdhi pak befasi, sepse ndodhi mjaft spontanisht, nuk ka qenë e paralajmëruar që do të ndodhë këto ditë. Kjo për faktin se me themelimin e Komisionit Ekzekutiv nga Kryeministri Kurti, nuk kam besuar që do të ketë ndonjë ndryshim në Ministrinë e Shëndetësisë. Megjithatë, ka qenë e pritshme shkaku i kritikave dhe presionit të vazhdueshëm ndaj Ministrit Latfit, për shkak të punës së tij”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.