Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në mërgatë, Gazmend Hamiti ka folur rreth të bërit biznes në fushën e telekomunikimeve në forumin ekonomik në Mynih, të organizuar nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
“Lidhja e bizneseve nga diaspora me Kosovë besoj që është diçka m137 ndryshe, sepse është lidhje emocionale e jona me vendin tonë. Ndoshta shumë prej neve i kemi edhe prind në Kosovë, sikurse unë dhe lidhja ime vend timin është më e madhe se e një Gjermani që mundet me ardhur me investuar në Kosovë”, ka thënë Hamiti.
Sipas tij, zhvillimi i shtetit varet prej rrjetit të internetit pasi që është ekstrem i rëndësishëm për çdo vend.
Hamiti ka shpreh dëshirën për të punuar pa pagesë në rrjetin e internetit për Kosovë.
“Unë për veti me kompaninë që operojmë këtu me shumë dëshirë kisha punuar në Kosovë edhe ju kisha ndihmuar, me qenë nevoja edhe pa pagesë. Unë vetë do e bëja pa pagesë për vendin tim”, ka thënë Hamiti. /GAZETA10/