Lajme

‘Gjashtë seanca relaksuese’ – Çka ka të veçantë aplikacioni “Një sy gjumë”?

Gazeta10
10 Janar 2025 - 9:00

Aplikacioni më i ri në gjuhën shqipe për kujdesin e shëndetit mendor i quajtur “Një Sy Gjumë”, tashmë është në dispozicion të përdoruesve.

Deri më tash kësi aplikacioni nuk kishte pasur në Kosovë.

Themeluesja e këtij aplikacioni Fitore Gashi në emisionin “Dita e re” në Kanal10, ka thënë se këto aplikacione e lehtësojnë përdorimin e teknikave te relaksimit.

Ajo tutje ka thënë se duhet punë koncentrimi për të mësuar si të relaksohemi dhe si ta luftojmë ankthin e stresin.

“Aplikacioni ofron gjashtë seance relaksuese. Njëra prej tyre është udhëzues me zë dhe pesë tjera janë teknika të ndryshme të frymarrjes që udhëzojnë përdoruesin përmes animacioneve. Në të ardhmen ka me pas të paktën dy lloj zërash, për momentin ofroj një zë të një burri dhe do të ofrojë edhe zërin të një gruaje”, ka thënë ajo.

Ky aplikacion synon t’u ofrojë përdoruesve udhëzime dhe teknika të thjeshta për frymëmarrje dhe relaksim. Ai është dizajnuar për të ndihmuar individët të menaxhojnë më mirë situatat stresuese dhe të krijojnë një rutinë të shëndetshme për përballimin e rrethanave të tensionuara. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.