Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, së bashku me Policinë, kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga Istogu.
Megjithatë, përmes një njoftimi në Facebook, kanë bërë të ditur se pas një kërkimi intensiv, personi i humbur tashmë është gjetur nga Policia e Kosovës.
“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet ën njoftimin e ShKKSh-së.