Kronika e Zeze

Gjilan: Nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës, një gruaje i vidhet zinxhiri dhe ora e dorës

Gazeta10
19 Janar 2025 - 8:59

Dy burra dyshohet se nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës, i kanë grabitur një gruaje zinxhirin e qafës nga ari dhe një orë dore në Gjilan.

Sipas policisë, të dyshuarit ende nuk janë kapur.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.