Gazeta10

Gjuriq nga Washintoni: Kemi nevojë për një dialog të nivelit më të lartë me SHBA-në për t’i zgjidhur çështjet si Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq tha se ka pasur rastin të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Washington, në margjinat e Samitit të NATO-s dhe se e ka ftuar atë të vizitojë Serbinë.

Në një deklaratë për mediat në pritjen për gazetarët serbë në Ambasadën e Serbisë në Washington, Gjuriq tha se dialogu në nivelin më të lartë politik me SHBA-të është i nevojshëm si për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ashtu edhe për zgjidhjen e çështjeve për të cilat tha se “nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës”, raportojnë mediat në Beograd..

 “Ne kemi nevojë për një dialog në nivelin më të lartë politik me SHBA-në, jo vetëm për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, sepse Amerika është partneri numër një për sa i përket shërbimeve, dhe pikërisht në fushat që lidhen me teknologjitë e larta dhe atë që është motori i zhvillimit të ekonomisë sonë, por ky bashkëpunim na duhet edhe për t’i zgjidhur ato çështje për të cilat nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës, por që nuk mund të zgjidhet në mënyrë pozitive pa angazhimin aktiv të nivelit më të lartë politik në SHBA”, tha Gjuriq.

Ai tha se prania e Serbisë në Samitin e NATO-s nuk do të thotë ndryshim i kursit të përcaktuar, por shtoi se kjo tregon që “Serbia po i forcon miqësitë, forcimin e partneriteteve dhe forcimin e pozicionit të saj në këtë pjesë të botës”.

“Këto ditë në Washington po lobojmë për pozicionin e Serbisë në pjesën perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare, po bisedojmë me miqtë tanë se si t’i forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, politike, të sigurisë dhe të gjithanshme me këtë pjesë të botës”, tha Gjuriq.

I pyetur nëse ka pasur një reagim nga Moska për praninë e Serbisë në Samitin e NATO-s, Gjuriq tha se Serbia është atje si një vend i pavarur, ushtarakisht neutral, partner i Aleancës dhe një anëtar i programit të Partneritetit për Paqe për dekada.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë