Gjykimi Special

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen seancat e fundit për muajin nëntor

Gazeta10
24 Nëntor 2024 - 8:26

Gjatë javës së ardhshme, në Hagë do të mbahen katër seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues nga e hëna deri të enjten.

Në seancën e fundit që u mbajt të enjten, u dëgjua deklarata e dëshmitarit të 106-të të Zyrës së Prokurorit Special.

Ndërkohë, të premtën do të mbahet seanca ndaj Pjetër Shalës, ku do të shpallet urdhri për zhdëmtim.

Ndaj këtij të fundit, Gjykata refuzoi kërkesën për mosparaqitje ose shtyrje të seancës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.