Kronika e Zeze

Grabitja e Rinasit, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelë

Gazeta10
04 Nëntor 2024 - 15:51

Prokuroia e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, në lidhje me grabitjen e Rinasit të ndodhur disa vite më parë.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.

“Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Talo Çela është bërë i njohur si një nga autorët e vrasjes përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla,të arrestuar për ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhia.

Prokuroria kishte dyshime se dy viktimat kishin njohje me grupin e grabitësve të Rinasit pasi në telefonin e tyre u zbuluan mesazhet me Admir Muratajn, kreun e grupit kriminal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.