Komentatorja politike, Shqipe Pantina, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet përgëzuar për publikimin e programit zgjedhor.
E pyetur për kandidatin Lumbardh Salihu, Pantina është shprehur se të gjitha partitë politike kanë shprehur dëshirën që ta kenë në listat e tyre fituesin e Big Brother.
“Mund ta konfirmoj që të gjitha partitë kanë pasur qejf me e pas ne listat e tyne. Madje kanë fillu edhe negocitat me ta”, ka thënë Pantina.
Tutje, ajo ka theksuar se Lumbardhi edhe brenda Big Brother ka dhënë shenja se cilat mund të jenë synimet e tij për parti politike.
“Ai qysh atëherë ka dhënë shenja se ku anon, pasi ka dalë me këmishën e Rugovës i veshur”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/